Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ÇUPËRI

    f.
    1. Mosha e femrës deri sa martohet, vajzëri. Koha e çupërisë. Rrobat e çupërisë. Në lule të çupërisë. Si në çupëri.
    2. përmb. Tërësia e çupave, gjithë çupat, vajzëria. U mblodh çupëria. Rri në mes të çupërisë.