ÇURG m.sh.
1. Fill uji që rrjedh nga lëfyti i kroit ose i çezmës; curril i madh uji ose i një lëngu tjetër që rrjedh. Çurg uji. Çurg gjaku. Çurg lotësh.
2. Krua me një curril ujë; vendi ku del një burim uji.
3. përd. ndajf. Duke rrjedhur shumë e me forcë; curril. Shkon (rrjedh, derdhet, del) çurg. I vete gjaku çurg. I binin lotët çurg. I rridhte djersa çurg.