ÇYRYK mb.bised.
1. Që ka një cen ose që është gjymtuar nga një sëmundje a nga diçka tjetër; që ka ndonjë të mete në trup. Njeri çyryk. Kalë çyryk. E ka dorën çyryk. I ka dhëmbët çyryk. Është (mbeti) çyryk. E bëj çyryk dikë e bëj me cen, e gjymtoj. Është çyryk nga këmbët. E la sëmundja çyryk. Është çyryk nga mendtë (nga truri) është i metë nga mendja.
2. Që është i prishur, i dëmtuar a i kalbur; që nuk mban. Mur çyryk. Degë çyryke.
3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.