Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    CEKTËSI

    f. sh.
    1. Të qenët i cekët, të qenët jo i thellë. Cektësia e vaut. Cektësia e detit.
    2. Vend i cekët, cekëtinë. Ngeci në cektësi. Doli në cektësi.
    3. fig. Të qenët i përciptë, të qenët i sipërfaqshëm, mungesa e thellësisë së mendimit. Cektësi mendimi (gjykimi). Cektësi ideologjike. Cektësi në punë. Mendon me cektësi. E trajtoi me cektësi.