Skip Navigation or Skip to Content
X
CENS m.sh.
1. hist. Regjistrimi që i bëhej çdo pesë vjet pasurisë së qytetarëve në Romën e lashtë për t'i ndarë në kategori, sipas të cilave paguheshin taksat. Viti i censit. Bëhej censi.
2. Kërkesë, kusht që u vihet qytetarëve në vendet borgjeze për të penguar përdorimin e të drejtave politike. Cens kufizues. Cens i lartë. Censi i pasurisë (i moshës, i votimit, i arsimit). Censi i tokës. Censi i banimit. Vunë një cens. Hoqën censin.