CENTRIZËM m.
Qëndrim politik në mes krahut të majtë dhe krahut të djathtë në një parti ose në mes partive të majta e të djathta; forma me e mbuluar e oportunizmit, që lindi në partitë e Internacionales së Dytë, të cilat me fjalë shpreheshin për marksizmin, por në të vërtetë ua nënshtronin interesat e proletariatit interesave të borgjezisë; rryma politike që mban një qëndrim centrist.