Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    CEP

    Im. sh.
    1. Maja e këndit të diçkaje; vija e ngushtë e një skaji; kënd, qoshe, skaj; majë: cepat e tryezës (e shamisë); në cep të arës (të rrugës); ma zuri cepi i veshit (fig.) e dëgjova; në një cep të zemrës (fig.); cep më cep në çdo anë, kudo; nga një skaj në tjetrin; gur me cepa; yll me pesë cepa; u ul në një cep; po më shtrove cepin e gunës, të shtroj gunën të tërë (fj. u.).
    2. Vend i largët dhe jo shumë i shkelur, skaj, kënd: cepi më verior (më jugor) i vendit; në çdo cep.
    3. gjeom. Këndi i jashtëm i një figure gjeometrike.

      Shprehje

      • I bën cepa (dikujt) përpiqet t'ia hedhë, e mashtron; e la në një cep e la mënjanë, e braktisi; e ka marrë për cep e ka marrë inat, nuk do t'ia shohë sytë; e ka kokën me cepa (me çipa) është shumë kokëfortë.
    IIm. sh.
    1. Vesh i vogël rrushi, bistak.