CERGË f.sh.
1. Qilim ose mbulesë e ashpër që është punuar zakonisht me lesh dhie. Cergë e dhirtë. Shtroj cergën. Hedh një cergë. Mbuloj me cergë.
2. Pëlhurë merimange. Cergë merimange. End cergën. Zë cerga. Fshij cergat.
3. Cipë e hollë; pëlhurë e hollë, tis. Cergë e mëndafshtë.
4. kryes. sh. Rrecka të vjetra, rroba të grisura e të bëra zhele, lecka. Vishej me ca cerga. Mori cergat në krahë. Mblodhi cergat. U bë fare cergë. Flak (hedh) si një cergë.
5. vjet. Shatorre e bërë me cohë a me velenxa të ashpra; tendë. Cerga e stanit. Ngre (prish) cergën. * Cergë e re njeri që sapo ka krijuar familje më vete. Zuri cergë (brumë) shih te ZË. Iu be cergë i zuri derën tjetrit, ndenji për një kohë të gjatë tek tjetri pa dëshirën e tij; iu ngjit, iu qep. I kanë vënë (i kanë zënë) cergë sytë nuk e sheh qartë gjendjen rreth e rrotull, është verbuar.