Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    CIFUND

    m. sh.
    1. Gyp druri a metali, që vjen duke u ngushtuar në një anë dhe që vihet në fund të lugut të mullirit për të rënë uji me forcë mbi fletët e rrotës. Cifundi i mullirit. Ngushtoj (zgjeroj) cifundin. I vë cifundin.

      Shprehje

      • Ia nxjerr cifundin a) e prish një punë në anën me të rëndësishme, i nxjerr fundin; b) zihem keq me dikë, nuk lë gjë pa i thënë. I doli cifundi diçkaje u prish, mori fund e nuk ndreqet më.