Skip Navigation or Skip to Content
X
CIKËL f.sh.
Shih ÇIK/ËL,~LA. Cikël guri (qelqi). Cikël uji. Cikël balte. Cikël akulli. Çorape me cikla.
CIKËL m.sh.
1. Varg i plotë dukurish ose shndërrimesh, që kryhen brenda një kohe të caktuar dhe që përsëriten rregullisht sipas po asaj radhe; periudha e kohës, në të cilën një varg dukurish ose shndërrimesh kryhet i plotë sipas një radhe të caktuar. Cikël i plotë (i mbyllur). Cikël vjetor. Cikël jetësor. Cikël bimor. Cikël gjeologjik. Cikël ekonomik. Cikli i stinëve. Cikli i krizave. Cikli i zhvillimit (i prodhimit, i fermentimit, i mjekimit). Fazat e një cikli. Zgjatja (përsëritja) e ciklit. Fillon ciklin e ri. Shkurtoj (zgjat) ciklin.
2. Varg dukurish, të dhënash, materialesh etj., që lidhen ndërmjet tyre nga përmbajtja dhe që formojnë një tërësi më vete. Cikël leksionesh (bisedash). Cikël njohurish. Lëndë të një cikli.
3. Varg veprash artistike të një gjinie, të cilat kanë po atë temë, po ato subjekt ose po ata heronj kryesorë të përbashkët. Cikël lirik. Cikël vjershash (këngësh, novelash). Cikli i Mujit e i Halilit.
4. Ndarje e viteve të mësimit në shkollë sipas rrethit të njohurive që jepen. Cikli i ulët (i lartë).