Skip Navigation or Skip to Content
X
CIKLAMIN m.sh.
1. bot. Bimë barishtore zbukuruese, me gjethe në trajtë zemre dhe me zhardhok të trashë, që nxjerr lule të mëdha me ngjyrë të bardhë e vjollcë të hapur në të kuqe. Ciklamin i egër. Lule ciklamini.
2. përd. mb. Që ka ngjyrë të kuqe në vjollcë, si ajo e luleve të kësaj bime. Ngjyrë ciklamin. Bluzë ciklamin.