CILËSOR
Im. sh. gjuh.
- shih PËRCAKTOR,~I.
IImb.
- Që ka të bëjë me cilësinë, që lidhet me cilësinë, i cilësisë; nga ana e cilësisë, nga cilësia. Dallime (ndryshime) cilësore. Përbërja (vlera) cilësore. Treguesit cilësore të prodhimit. Përmirësimi cilësor. Ngritja cilësore. Hop cilësor. Kthesë cilësore. Nga ana cilësore.
- gjuh. Që shënon drejtpërdrejt një cilësi ose tipar të sendit; që luan rolin e një cilësori a përcaktori; cilësues. Mbiemër cilësor. Fjali cilësore.
Shprehje
- Analizë cilësore kim. studimi i përbërjes së një lënde, duke përcaktuar elementet e saj.