CILËSOR m.sh.gjuh.
shih PËRCAKTOR,~I.
CILËSOR mb.
1. Që ka të bëjë me cilësinë, që lidhet me cilësinë, i cilësisë; nga ana e cilësisë, nga cilësia. Dallime (ndryshime) cilësore. Përbërja (vlera) cilësore. Treguesit cilësore të prodhimit. Përmirësimi cilësor. Ngritja cilësore. Hop cilësor. Kthesë cilësore. Nga ana cilësore.
2. gjuh. Që shënon drejtpërdrejt një cilësi ose tipar të sendit; që luan rolin e një cilësori a përcaktori; cilësues. Mbiemër cilësor. Fjali cilësore. * Analizë cilësore kim. studimi i përbërjes së një lënde, duke përcaktuar elementet e saj.