CILINDËR m.sh.
1. gjeom. Trup gjeometrik, që formohet duke rrotulluar një katërkëndësh kënddrejtë rreth njërës brinjë të tij. Baza e cilindrit. Lartësia e cilindrit. Vëllimi i cilindrit.
2. tek. Pjesë ose vegël e një makinerie në trajtë të një trungu a gypi të rrumbullakët, të prerë rrafsh në të dy anët. Cilindër i dhëmbëzuar. Cilindër i drunjtë (i metaltë). Mulli me cilindër.
3. tek. Pjesë metalike e rrumbullakët e një motori me avull ose me djegie të brendshme, në të cilën lëviz pistoni. Cilindër me avull. Cilindër me trysni të ulët. Motor me dy cilindra.
4. bised. shih RUL,~I
5.
6. bot. Pjesa e trungut, e degëve ose e rrënjëve të një druri, që mbetet po të heqim lëvoren. Cilindër qendror.
7. Kapelë burrash e rrumbullakët, e lartë, prej rrobe të fortë dhe me strehë të ngushtë. Mban cilindër. Hoqi cilindrin.