CIMBËL f.sh.
1. Copë e vogël dhe e hollë e një sendi, cifël, çikë, grimcë. Bëhet cimbla.
2. Gjethe e vogël në rrëzë të bimës së duhanit, fundçe. Cimblat e duhanit.
3. Bisku i njomë i një degëze, që sapo ka filluar të rritet.
4. Cen. Njeri me (pa) cimbël. * Ia kam cimblën i kam rënë në erë, e kam diktuar, e di. Kam një cimbël me dikë kam mosmarrëveshje ose kam inat me dikë për shkak të një grindjeje.
CIMBËL f.sh.bot.
Bimë barishtore me gjethe të vogla e të lëmuara, të mbledhura tufë, që rritet në shkëmbinjtë e bregdetit dhe përdoret e zier si sallatë.