CIMBIDH kal.
1. Pickoj me dorë. E cimbidhi në krah.
2. Këput nga pak prej një ushqimi, i heq një cope të vogël; shkul, heq qimet me piskatore. Cimbidh bukën. Cimbidh lakrorin. Cimbidh mishin. Cimbidh vetullat.
3. edhe jokal. vet. veta III. shih SËMBON.
CIMBIDH m.sh.
1. Mashë për zjarr.
2. Lloj dare e vogël dhe me buzë të gjera.
3. Karficë për t'i mbajtur flokët të mbledhur. Mbledh flokët me cimbidh.
4. shih PISKATOR/E,~JA.
5. Gërshërëz e çatisë.