Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    CIRKË

    f. sh.
    1. Pikë e vogël uji a e ndonjë lëngu tjetër, që bie nga lart ose që ndahet riga një curril e përplaset me forcë; pikë e vogël e një lënde të squllët, stërpikë. Cirkë uji. Cirka gjaku. Cirkë qumështi (kosi, gjelle). Cirka nafte. Cirkë balte (gëlqereje). E bëri me cirka. Cirka shpon gurin. fj. u.
    2. Pikël ose njollë e vogël mbi një pëlhurë, mbi pendët e një shpendi, mbi sipërfaqen e një sendi etj. Pulë me cirka. Dele me cirka. Basmë (shami) me cirka. Mollë me cirka.
    3. Shpend me pika ose dele me lara.