Skip Navigation or Skip to Content
X
CITË f.sh.
1. Kunj i hollë prej druri, pykëz e hollë; spicë. Cita e kularit. Ngul një citë. I fut (i vë) një citë. Çaj drurin me cita. I hyri një citë.
2. Shtizë e hollë për të thurur çorape e triko; grep i hollë për të qëndisur. Punoj me cita. Bëj triko me cita. * Fut (shtie) cita (fite, fitme, fitila, kalla, kunja, spica) shih te FUT.
CITË ndajf.
Sa nuk nxë më, plot, buzë me buzë. Citë me njerëz. Mbushur citë. * Citë mend i zgjuar shumë, me shumë mend, plot mend, gjithë mend.