COKËL
f. sh.
- Copë e vogël druri; ashkël. Mbledh cokla. Ndez zjarrin me cokla. I lehtë si cokël.
- Copë e vogël guri; guraçok.
Shprehje
- U bënë cokla u ndanë e u shpërndanë, u përçanë, u shkëputën e u larguan krejt njëri nga tjetri, u bënë kashtë e koqe.