Skip Navigation or Skip to Content
X
COPËTOJ kal.
1. E ndaj, e thyej ose e gris diçka në shumë copa, e bëj copa-copa; e ndaj në shumë pjesë (për sende të ngurta). Copëtoj bukën (djathin). Copëtoj një letër. Copëtoj tullat (gurët).
2. E plagos, e vras keq, e dërrmoj. Copëtoi gishtin. Copëtoi këmbën (dorën).
3. fig. E ndaj në pjesë me të tjerë. * Ia copëtoi zemrën dikujt ia bëri zemrën (shpirtin) copë.