COPËTUAR mb.
1. Që është i ndarë në copa që është bërë copa-copa; i grisur copë.
2. Që është ndarë në shumë pjesë të vogla, që përbëhet nga copa të vogla të shkëputura; i copëzuar. Ekonomi e copëtuar. Prona e copëtuar individuale. Bujqësi e copëtuar. Forca të copëtuara. * Me zemër të copëtuar (të thyer) shumë i pikëlluar, me dhembje të madhe, i prekur thellë.