CUB m.sh.
1. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar. Cub mali. Doli cub.
2. fig. Trim kokëkrisur.
CUB mb.
1. Që e ka bishtin të prerë ose të shkurtër, bishtcung. Qen cub. Dele cube.
2. Që nuk ka hala (për grurin). Grurë cub.
3. Përd. em sipas kuptimeve të mbiemrit.