Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    CUNG

    Im. sh.
    1. Pjesa e trungut a e kërcellit, që mbetet në tokë kur presim një dru a një bimë me kërcell të trashë; kërcu, kërçep. Cung i vjetër (i ri). Cung lisi. Cung misri. Cung për zjarr. Shkul cungjet. Lë cungje. Pres një cung. Ulem mbi një cung. E bëj cung cungoj.
    2. Trupi i hardhisë pa lastarët e degët e reja; rrënjë hardhie. Cung hardhie (vreshti). Cungu dhe lastarët.
    3. Pjesa e një gjymtyre të prerë, që mbetet në trup. Cungu i dorës (i këmbës). I mbeti krahu cung.
    4. gjeom. Trungu i një trupi gjeometrik. Cungut konit. Cungu i piramidës.

      Shprehje

      • U bë cung ngriu nga të ftohtët, u bë dru. Dal pas cungut mohoj diçka të pranuar më parë, e cila duket qartë. I ka duart cung është dorështrënguar.
    IImb.
    1. Që ka një gjymtyrë të prerë, i gjymtuar (për njerëzit).
    2. Që ka bishtin, brirët ose krahët të prerë (për kafshët e shpendët). Pëllumb cung. Lopë (dhi) cunge. E ka bishtin cung.