Skip Navigation or Skip to Content
X
CUNG m.sh.
1. Pjesa e trungut a e kërcellit, që mbetet në tokë kur presim një dru a një bimë me kërcell të trashë; kërcu, kërçep. Cung i vjetër (i ri). Cung lisi. Cung misri. Cung për zjarr. Shkul cungjet. Lë cungje. Pres një cung. Ulem mbi një cung. E bëj cung cungoj.
2. Trupi i hardhisë pa lastarët e degët e reja; rrënjë hardhie. Cung hardhie (vreshti). Cungu dhe lastarët.
3. Pjesa e një gjymtyre të prerë, që mbetet në trup. Cungu i dorës (i këmbës). I mbeti krahu cung.
4. gjeom. Trungu i një trupi gjeometrik. Cungut konit. Cungu i piramidës. * U bë cung ngriu nga të ftohtët, u bë dru. Dal pas cungut mohoj diçka të pranuar më parë, e cila duket qartë. I ka duart cung është dorështrënguar.
CUNG mb.
1. Që ka një gjymtyrë të prerë, i gjymtuar (për njerëzit).
2. Që ka bishtin, brirët ose krahët të prerë (për kafshët e shpendët). Pëllumb cung. Lopë (dhi) cunge. E ka bishtin cung.