Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    CUNGAL

    m. sh.
    1. Dru i shkurtër, që vihet pingul mbi trarët e çatisë dhe mban përsipër qeprat; baballëk. Cungali i parë. Cungal i shëndoshë (i kalbur). Cungal pishe. Vë cungalët. Mbërthej cungalin. Thyhet cungali.
    2. Shkop i shkurtër që vihet pingul në grackë për të zënë zogj; cingël.
    3. vjet. Copë druri, që mprehej dhe ngulej në majën e shigjetës për ta rënduar; majë e hekurt e shigjetës. Beri dhe cungali.
    4. Hell i shkurtër e i trashë akulli. Cungal akulli.

      Shprehje

      • Është në cungal mbahet në fije të perit, është gati duke rënë, duke u prishur etj.