Skip Navigation or Skip to Content
X
CUNGOJ kal.
1. I pres degët një druri, duke i lënë vetëm trungun a pjesët më të trasha; e bëj cung. Cungoj lisat.
2. I pres këmbën a krahun një njeriu, e gjymtoj. I cungoj krahun (këmbën).
3. fig. I heq një pjesë, e zvogëloj ose e shkurtoj diçka dhe kështu e lë të mangët, ia pakësoj vlerën; e pres një pjesë, e gjymtoj. Cungoj një artikull. Cungoj punën. Cungoj të drejtat.