Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    CUNGUAR

    mb.
    1. Që i janë prerë degët; që i ka mbetur vetëm cungu. Trup i cunguar. Dru i cunguar.
    2. I prerë, i gjymtë (për gjymtyrët). Krah i cunguar.
    3. fig. Që i është hequr një pjesë, që është shkurtuar a zvogëluar dhe ka mbetur i mangët; i gjymtuar. Artikull i cunguar. Program i cunguar. Kërkesa të cunguara. Të drejta të cunguara. Fjalë e cunguar. Në mënyrë të cunguar.