Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    CURRIL

    m. sh.
    1. Fill i hollë uji ose i një lëngu tjetër që rrjedh a del me forcë; çurg. Curril uji. Curril qumështi. Curril gjaku. Curril nafte. Shi me currila. Rrjedh me curril.
    2. Gyp i hollë, që vihet në burime a në një enë për të rrjedhur uji; krua me pak ujë. Currili i musllukut. Pi në curril.
    3. përd. ndajf. Duke rrjedhur çurg e me forcë. Shkon curril. Del curril. Rrjedh curril. Bie curril (shiu).
    4. përd. ndajf. Fill, drejt (në...). Curril pas tij. Curril e mbi to. Curril te dera.