DADO I
f. sh.
- Grua që ushqen me gji fëmijën e dikujt tjetër, mëndeshë, tajë. E ka pasur dado.
- vjet. Grua që e merrnin me pagesë familjet e pasura për t'u rritur fëmijët dhe për t'u përkujdesur për ta; shërbëtore. Dadoja e fëmijëve. Ishin rritur me dado.
- Kafshë femër, e zgjedhur për të ushqyer me qumësht të vegjlit e një kafshe tjetër. Dado për viçat. U vunë dado qengjave.
- Përd. mb. sipas kuptimit 3 të emrit. Lopë (dele, dosë) dado.