Skip Navigation or Skip to Content
X
DAFINË f.sh.
1. bot. Dru a shkurre që rritet në vendet mesdhetare, me gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme, që bën kokrra të vogla me ngjyrë të errët; lar. Dafinë fletëgjerë (fletëngushtë). Druri i dafinës. Degë (fletë, gjethe) dafine. Pyll dafinash.
2. Degë me gjethe nga ky dru; gjethet e kësaj bime, që përdoren në mjekësi etj. dhe si erëza për gjellë. Vaj dafine. Erë dafine. Kurorë dafine kurorë prej degëve të dafinës si simbol i fitores dhe i lavdisë. Zbukuroj (stolis) me dafina. I hedh dafinë gjellës. Tavë peshku me dafinë.
3. vet. sh. fig. Degë nga kjo bimë ose kurorë me degë të tilla, që mbahet si simbol i fitores dhe i lavdisë. Dafinat e fitores. * Fle (prehet, e ka zënë gjumi) mbi dafina ka rënë në qetësi e është shkujdesur pas arritjes së një suksesi, të një fitoreje etj., është vetëkënaqur, ia ka marrë mendtë lavdia dhe nuk punon e nuk lufton më tej. Dafinë deti bot. landër. E diela e dafinave (e larit, e luleve) fet., vjet. e diela një javë para pashkëve.