Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DAJRE

    f. sh.
    1. Vegël muzikore popullore: një rreth i hollë prej druri, me disa pafta teneqeje, që është i mbuluar nga njëra anë me lëkurë të tendosur, së cilës i bihet me gishta për të mbajtur ritmin e këngës ose të valles; def. I bie dajres. Shoqëron me dajre. Ngroh dajren ngroh lëkurën e dajres që të kumbojë me mirë. Kërcejnë me dajre.

      Shprehje

      • Bëjnë dajre argëtohen duke i rënë dajres; bëjnë aheng.