DAL
jokal.
- Shkoj nga brenda jashtë; largohem nga diku a vete diku tjetër: doli nga shtëpia; dal nga kopshtet (nëpër botë) shkoj, shëtit; doli te burri (bised.) u martua; doli nga Lidhja (nga Traktati); v. III buron, rrjedh; hiqet nga vendi; vërshon; përhapet; shmanget; ikën: i dolën djersë (lotë); doli naftë; doli lumi nga shtrati; doli nga tema (fig.). / fig. vij, rrjedh: ka dalë nga gjiri ynë.
- v. III mbin, rritet diçka; shpërthen, lind; shfaqet (një sëmundje etj.); ngrihet e dallohet mbi një sipërfaqe: dolën sythet; i dolën dhëmbët (thinjat); i doli tabani tokës; doli dielli (hëna).
- Takoj dikë; i paraqitem, gjendem përpara, ndeshem; dukem a shfaqem diku; pres i doli përpara të birit; i doli në ëndërr; i doli në shteg (fig.); nuk i dal dot në sy (dikujt).
- v. III (zakon. me trajtë të shkurtër përemërore), edhe fig., bised. përfundon; humbet, dobësohet më ikën, më largohet; nuk është më: doli dimri; doli nga përdorimi; i ka dalë nga qejfi (nga zemra); i doli frika; i doli kripa i iku kripa (djathit etj.); fig. e humbi lezetin; më doli nga mendja (nga koka) e harrova.
- v. III, edhe fig., bëhet e njohur diçka, zbulohet: doli fjala e morën vesh të gjithë; doli në shesh (në dritë)(diçka); i dolën të palarat; i doli tymi (diçkaje).
- Edhe fig., shpëtoj nga një gjendje e vështirë, kapërcej një rrezik a kaloj në një gjendje tjetër; arrij në një gjendje a në një përfundim të caktuar, kryej një punë të vështirë; ia kaloj dikujt (edhe në një varg njësish frazeologjike): doli faqebardhë (i pafajshëm); kam dalë në pension; doli mbi të tjerët ua kaloi të tjerëve; ku do të dalësh?; del po në atë qafë; doli në jetë.
- v. III nxirret, formohet, prodhohet: uji del nga bashkimi i hidrogjenit me oksigjenin; / botohet; shpallet; vihet në shitje: doli një roman i ri (bised.); dolën domatet e vendit.
- v. III, edhe fig., vjen si përfundim, si rrjedhim a si pasojë; paraqitet; zgjidhet siç duhet (edhe në një varg njësish frazeologjike): del e nevojshme (e domosdoshme); s'i dolën llogaritë; s'të del mundimi përfitimi është më i vogël nga puna a nga përpjekjet që bën; ushtrimi nuk del ushtrimi nuk zgjidhet; i doli keq pati pasoja të hidhura; si do t'i dalë filli (dikujt a diçkaje)!
- Edhe fig., bised. bëhem, arrij të fitoj një profesion: doli inxhinier (mjek).
- Edhe fig., ndërmarr diçka me vullnetin tim: i doli krah (dikujt) e përkrahu, e mbrojti; / e tregoj veten se ç'njeri jam, dukem; v. III duket si është diçka pasi provohet; vërtetohet (edhe në një varg njësish frazeologjike): i doli bakri (dikujt) (keq.); doli shyt s'fitoi gjë.
- v. III mjafton, arrin: nuk me doli koha; po s'doli, do të teprojë (shak.) të rregullohemi me atë që kemi, të mos kërkojmë tjetër gjë kur s'ka.
- v. III të nxjerr ose të çon diku: ku del kjo rrugë?
- v. III fig. i jepet dikujt një mundësi etj.: i doli fati vajzës (vjet.) u fejua e u martua; i doli asi fitoi, i eci; i doli lotaria i erdhi e mira te dera; i doli emri iu ngarkua një detyrë; u zu në gojë.