Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DALJE

    f. sh.
    1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljes DAL. Dalja e librit (e gazetës, e revistës). Dalja e vendimit (e urdhrit). Dalja e dhëmbëve. Dalja nga prapambetja. Dalja nga rrethimi. Rruga e daljes.
    2. Derë, shteg etj. nga ku dilet prej një vendi të mbyllur; kund. hyrje. Dalje e fshehtë (e ngushtë). Dalje sigurimi. Dalja e tunelit (e shpellës). Dalja e autobusit. Dalja është këtej. U drejtua nga dalja.
    3. fin. Sasia e të hollave që nxirren nga arka për një punë ose kur bëhen llogaritjet; kund. hyrje. Daljet e arkës.

      Shprehje

      • Hyrje e dalje shih te HYRJ/E,~A. E bëj dalje diçka fin. bëj veprimet për të nxjerrë një mall nga magazina.