Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DALLGË-DALLGË

    ndajf.
    1. Në formë dallgësh; duke lëvizur si dallgë; valë-valë. Gruri përkundej dallgë-dallgë. Turma afrohej dallgë-dallgë. Armiku sulmonte dallgë-dallgë.
    2. fig. Herë fort, herë dobët, me ngritje e me ulje, por pa ndërprerje; valë-valë. Lufta e klasave zhvillohet dallgë-dallgë. Të kuqtë i kalonte dallgë-dallgë mbi fytyrë.