Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DALLIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DALLOJ, DALLOHEM. Dallimi i ngjyrave (i tingujve). Dallimi i shenjave. Dallimi i së mirës nga e keqja. Bëj dallim dalloj.
    2. Veçori a tipar që e bën dikë ose diçka të dallohet nga një tjetër; ndryshim. Dallime klasore. Dallime dialektore. Dallime në ngjyra (në masë, në peshë). Dallimet ndërmjet qytetit e fshatit. Dallimi ndërmjet punës mendore e punës fizike. Kanë dallime të mëdha (të shumta, cilësore).
    3. Trajtim i pabarabartë i njerëzve, i sendeve a i çështjeve, duke parapëlqyer pa të drejtë dikë a diçka ose duke i vlerësuar sipas disa veçorive e kritereve të ndryshme. Dallim racial. Bën (s'bën) dallime. I morën (i pranuan) të gjithë pa dallim.

      Shprehje

      • Plotës dallimi gjuh.,vjet. shih te PLOTËS,~I.