DALLOHEM
vetv.
- Jam në një vend ku mund të shihem nga të tjerët; dukem. Aty nuk dallohej fare. Ende nuk dallohet mirë.
- Jam i ndryshëm nga të tjerët, kam disa tipare e veçori të ndryshme nga të tjerët; shquhem në krahasim me të tjerët, bie në sy me shumë; vet. veta III del mbi të tjerët, del në pah. Dallohet nga të tjerët. Dallohet ndër shokët. Dallohet për shkathtësi. Dallohet si punëtor i palodhur. Dallohet zëri i tij. Ishin veshur të gjithë njësoj, nuk dalloheshin fare.
- Pës. e DALLOJ 1,2.