DALMAT m.kryes.sh.hist.
Pjesëtar i njërit prej fiseve ilire, që banonte në trojet e Dalmacisë. Dalmatët ishin fqinjë me ardianët.
DALMAT mb.hist.
Që ka të bëjë me dalmatët, që është krijuar nga dalmatët; që u përket dalmatëve, i dalmatëve. Fis dalmat. Fjalë dalmate.