DAMË II
f. sh.
- vjet. Grua e martuar, zonjë. Damë plakë. Damë shoqërimi.
- Grua a vajzë që vallëzon me një kavalier. E ndërroi damën. Kërceu me të gjitha damat. Damat në fuqi!
- shah. Mbretëresha në lojën e shahut. Dama e bardhë (e zezë). I mori damën. Ndërruan damat.
- Një nga figurat kryesore në lojërat me letra që paraqet një grua; letra me këtë figurë; çupë. Damë kupë (spathi). Hodhi damën.