Skip Navigation or Skip to Content
X
DAMKË f.sh.
1. Shenjë që mbetet në lëkurën e një njeriu a të një kafshe nga një sëmundje, nga një plagosje etj.; shenjë që u bëhet kafshëve, drurëve etj. në lëkurë për t'i dalluar nga të tjerët; shenjë në trungun e një druri nga një goditje; vulë. Damkat e sëmundjes. Damka e skllavërisë. hist. Fytyrë (trap) me damka. U vuri nga një damkë deleve. Preu drurët me damkë.
2. Vegël e posaçme prej metali, që përdoret për të shënuar a për të damkosur. I damkosi me damkë. E skuqi damkën në zjarr.
3. fig. Njollë e turpshme që i vihet dikujt a diçkaje për ta poshtëruar, për ta dënuar përpara të tjerëve; njollë e keqe që i vë vetes dikush me sjelljen e vet e me veprimet që bën; vulë. I vunë damkën e tradhtarit (e spiunit). * Është me damkë është i njohur nga të gjithë si i keq, ka fituar nam shumë të keq.