Skip Navigation or Skip to Content
X
DAMKOS kal.
1. I vë dikujt a diçkaje një shenjë për ta dalluar nga të tjerët, i vë një damkë; e bëj me damkë; vulos. E damkosi bagëtinë. I damkosën drurët. I damkosi të gjitha letrat. E damkosi me dyllë të kuq. E damkosën me hekur të skuqur. E damkosën në dorë (në shpatull, në kurriz).
2. fig. I vë dikujt a diçkaje një njollë turpi, i vë damkë, e turpëroj botërisht, e njollos. E damkosi me turp. E damkosën me vulën e tradhtisë.