DARË f.sh.
1. Vegël e metaltë, e përbërë nga dy krahë me kokë të harkuar, që lëvizin si gërshërë dhe shërbejnë për të kapur e shtrënguar diçka a për të shkulur gozhdë, dhëmbë etj. Darë e vogël (e madhe). Darë marangozi. Darë kovaçi. Darë dhëmbësh. Kap (shtrëngon) me darë. Shkul (nxjerr, e heq) me darë. E këputi telin me darë.
2. usht. Rrethim që bëhet duke i marrë armikut njëkohësisht të dy krahët dhe që vjen gjithnjë duke u ngushtuar derisa e detyron atë të dorëzohet a të asgjësohet. Darë e hekurt. E mbërtheu (e futi) në darë. U mbyll dara. S’shpëton (s`del) dot nga dara.
3. fig. Gjendje e rëndë dhe e pashpresë, që ka mbërthyer dikë a diçka dhe që vjen duke u keqësuar vazhdimisht Dara e vështirësive (e kontradiktave). Dara e krizës (e urisë). Dara e vdekjes. I mbërthyer në darë. * Ia nxjerr (fjalët) me darë e detyroj të më thotë ato që di, ia nxjerr me zor; përpiqem shumë që t'i nxjerr nga goja ato që di, ia nxjerr me grep (fjalët, të vërtetën etj.). Ia shtrënguan darët dikujt shih te SHTRËNGOJ.