DASH
m. sh.
- Desh(të) 1. zool. mashkulli i deles: dash i egër; dashi i këmborës; avash, avash bëhet shelegu dash (fj. u.); dashit të rritur nuk i dridhet briri (fj. u.). 2. pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta nga fusha të ndryshme: dash hidraulik (tek.) mekanizëm që shërben për ngritjen e ujit; dash deti (zool.) pelikan; dashi i vatrës të dalat prej guri në të dy anët e vatrës. 3. hist. tra me kokë metali për të shpërthyer portat a muret e kështjellave. 4. nj. i shquar astrol. një nga dymbëdhjetë yllësitë e zodiakut; shenjë e horoskopit për të lindurit nga 21 marsi deri me 20 prill.
Shprehje
- Dash me këmborë njeri i zoti e i shquar, i pari ndër të tjerët; kryetari i familjes; udhëheqës, prijës; si dashi me këmborë me siguri, me krenari, pa iu trembur syri; dashi i kurbanit ai, të cilit i ngarkohet faji i të tjerëve; (shkojnë) si dashi me rrurëzën shkojnë në pajtim të plotë; e qeth dashin me shelegë i rrafshon njerëzit, pa marrë parasysh dallimet, interesat etj.