DASHUROHEM
vetv.
- Bie në dashuri me një njeri të seksit tjetër, me pushton dashuria për të; dashuroj dikë, që gjithashtu më dashuron, duhemi. U dashurua marrëzisht pas saj (pas tij, me të). Ata të dy dashurohen prej kohësh. U dashuruan në punë.
- libr. Dua me gjithë shpirt diçka që më tërheq e më pëlqen shumë, jepem shumë pas diçkaje. U dashurua pas punës. U dashurua pas muzikës.
- Pës. e DASHUROJ 1.
Shprehje
- Është dashuruar me vetveten keq. i pëlqen tepër vetja, është bërë egoist.