DASHURUAR
mb.
- Që ka rënë në dashuri me dikë, që është dashuruar pas dikujt. Vajzë e dashuruar. Djalë i dashuruar. Të rinj të dashuruar. Zemra të dashuruara.
- I dhënë me gjithë shpirt pas diçkaje që e tërheq e i pëlqen shumë. I dashuruar pas muzikës (pas artit, pas sportit, pas detit, pas natyrës).
- Që shpreh dashuri, që është plot dashuri. Vështrim i dashuruar. Sy të dashuruar.
- Përd. em. sipas kuptimeve 1,2 të mbiemrit.