Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DAVARITEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Përhapet diçka nga të katër anët, shpërndahet andej e këtej; zhduket; shuhet ngadalë. Davariten retë. Davaritet mjegulla (errësira). Davaritet oshtima. U davarit turma.
    2. vet. sh. Shpërndahemi, përndahemi. U davaritëm nëpër pyll. Fëmijët u davaritën në çast.
    3. fig. Futem në vogëlsira, pa i kushtuar shumë kujdes asaj që është kryesore, hyj në çikërrima; shpërndahem, përhapem. U davarit në gjëra të vogla (në hollësira).
    4. Pës. e DAVARIT 1.