Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DEBUTOJ jokal.,

    libr.
    1. Dal për herë të parë në skenë; paraqitem për herë të parë para publikut me një vepër artistike; bëj hapat e parë në një lëmë të caktuar të artit, të letërsisë etj.; marr pjesë për herë të parë në një garë a ndeshje sportive. Debutoj me sukses. Debutoj në skenë. Debutoj në letërsi (në pikturë, në muzikë). Debuton në kategorinë e parë.