DËGJOJ kal.
1. edhe jokal. Kap ose kam aftësinë a mundësinë të kap me anë të veshit tingujt, zëra e zhurma të ndryshme; ndiej me vesh. E dëgjoi zërin. Dëgjon dhe zhurmat më të vogla. Fol më fort se s`të dëgjoj. Dëgjon mirë. Mezi dëgjon. Dëgjon apo s`dëgjon?
2. edhe jokal. Përqendroj vëmendjen dhe ndjek me kujdes dikë a diçka për të kapur dhe për të kuptuar më mirë atë që thuhet, që lexohet etj.; i vë veshin, e ndjek me vëmendje. Dëgjojnë mësimin. Dëgjon radion. Dëgjoi raportin (dëshmitarët). Dëgjonte me kujdes. Fol pak e dëgjo shumë. fj.u. Dëgjo këtu! Dëgjoni, shokë!
3. edhe jokal. Marr vesh, bindem; e pranoj dhe mundohem ta vë në jetë atë që më thotë ose që më këshillon dikush, i shkoj pas fjalës, i vë vesh fjalës a këshillës së dikujt; marr parasysh diçka që më thonë. I dëgjon prindërit. Ia dëgjon fjalën. Dëgjoj zërin e masës. S`dëgjoi të ikte (të qëndronte). E dëgjojnë të gjithë. Dëgjoji me të mëdhenjtë! Koka që s`dëgjon, shumë pëson. fj.u.
4. Mësoj një gjë të re për dikë a për diçka, marr vesh një lajm, një ngjarje etj., arrij të mësoj diçka. E dëgjova në radio. Kam dëgjuar se... Me ç`kam dëgjuar ... Kemi dëgjuar fjalë të mira për të.
5. edhe jokal. bised. Kuptoj, marr vesh. Dëgjon shqip ti, apo jo?
6. Ndiej a kap me vesh, me dorë ose me aparat të veçantë punën e ndonjë organi të brendshëm të trupit. I dëgjoi pulsin. I dëgjoi frymëmarrjen (të rrahurat e zemrës).
7. jokal. zakon. moh. bised. Nuk dua t'ia di për dikë a për diçka, nuk e përfill, s`pyes. S`dëgjon nga të ftohtët. S`dëgjon nga ajo punë ai. Je i fortë, ku dëgjon ti! * Ç'po na dëgjojnë veshët! po ndodhin çudira; ngjajnë gjëra të papritura (kryesisht të papëlqyeshme). S'i kam dëgjuar as emrin dikujt a diçkaje nuk e njoh fare, s'e di kush është a ç'është. Mos e dëgjoftë qyqen! mallk. shih te QYQ/E,~JA. S'ia kam dëgjuar zërin dikujt mospërf. nuk e njoh, s'ia di as emrin. Mos ia dëgjofsha zërin! përçm. mos e pafsha kurrë!, mos u takofsha kurrë me të!, u zhduktë! (për dikë që s'e duam). S'dëgjoj (s'pyes, s'dua t'ia di) nga ajo anë shih tek AN/Ë,~A I. I bie pragut të dëgjojë dera shih te PRAG,~U. I flas derës të dëgjojë qilari shih te FLAS. S'më lënë zilet e mia të dëgjoj këmborët e tua shih te ZIL/E,~JA. Vetë flet, vetë dëgjon shih te FLAS. I bërtet së bijës, të dëgjojë e reja fj. u. shih te BËRTAS
8.