Skip Navigation or Skip to Content
X
DËLIREM vetv.
1. Pastrohem.
2. euf. Lirohet nga barra, lind (gruaja); pjell (kafsha). U dëlir gruaja. U dëlir lopa.
3. fig. Çlirohem nga një punë, nga një barrë a detyrim; shlyej një faj, lahem; pastroj ndërgjegjen. U dëlir pak nga punët. U dëlir nga detyrimi. U betua e u dëlir.
4. fig. krahin., keq. Shporrem, qërohem; largohem. Dëliru prej këtej!
5. Pës. e DËLIR.