Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DËRSTILË

    f. sh.
    1. Vegël popullore prej druri, e përbërë nga disa krahë dhe nga një rreth me lopata të gjera, që lëvizin me forcën e ujit, përplasen njëra pas tjetrës dhe shërbejnë zakonisht për të shkelur shajak, velenxa e vilarë prej leshi, të punuar në avlëmend; ndërtesa ku është ngritur kjo vegël. Velenxë (gunë) e rrahur (e shkelur) në dërstilë. E çoi në dërstilë. Shkoi në dërstilë.
    2. Rrahja e shajakut etj. me këtë vegël, dërstilim. Dërstilë e thatë rrahja e shajakut në dërstilë pa e zhytur në ujë. Dërstilë e njomë rrahja e shajakut në dërstilë duke e zhytur në ujë.
    3. bised. Velenxë a shkorsë e shkelur në dërstilë. Shtroi (hodhi) dërstilën.

      Shprehje

      • Si i shkuar (si i shkelur) në dërstilë shumë i lodhur, i rraskapitur, i dërrmuar. S'e lan dot as dërstila a) është fëlliqur shumë; b) ka bërë shumë faje e të këqija, nuk mund t'i lajë kurrë të këqijat që ka bërë.