Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DËSHIROJ

    kal.
    1. Kam dëshirë për diçka, synoj me vetëdije t'ia arrij diçkaje; kam zell; me pëlqen diçka, dua. Dëshironte shumë (fort). Dëshiron të punojë (të studiojë, të flejë). Dëshironte të fliste. Çfarë dëshironi? Si të dëshironi. Ia dëshironte (ç`t`i dëshirojë) zemra. Dëshiroj të jeni mirë. Do të dëshiroja të dija ...
    2. Dua shumë që të shoh a që të kem pranë një njeri të afërt, kam mall të madh për dikë; e ndiej shume mungesën e diçkaje. Sa shumë i dëshiroi djemtë! E dëshiroi nënën.
    3. Më pëlqen e më tërheq shumë një njeri i seksit tjetër; kam një ndjenjë të fortë dashurie për të, e dua, e dashuroj. Të gjithë e dëshironin. E dëshiruan njëri-tjetrin dhe u martuan.

      Shprehje

      • Dëshiron të të puthë e të ha me dhëmbë shih te PUTH.